Princesha e Uellsit, Kate Middleton flet për lehtësimin e saj në përfundimin e ciklit të kimioterapisë, në një video personale të publikuar nga Kensington Palace.
Bashkëshortja e trashëgimtarit të kurorës britanike, princit William, zbuloi në muajin mars se ishte duke iu nënshtruar trajtimit të kancerit dhe ka qenë jashtë syve të publikut në pjesën më të madhe të vitit.
Ajo do të kryejë disa angazhime këtë vit, të cilat mund të përfshijnë ngjarjet e Kujtesës në nëntor dhe koncertin e saj vjetor të këngëve të Krishtlindjeve.
Por në një video-mesazh emocionues të ndarë ditën e sotme, ajo thotë se “Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe se jeta mund të ndryshojë në një çast”.
Ky përditësim i fundit për shëndetin e Kate dërgon një mesazh pozitiv për përparimin e saj, por informon se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë.
Princesha i përshkruan “ujërat e stuhishme” të përvojës së saj të kancerit si “komplekse, të frikshme dhe të paparashikueshme”.
Videoja e xhiruar me ngjyra vjeshtore bashkë me të shoqin dhe tre fëmijët e tyre, tregon se sa e kënaqur është që ka përfunduar këtë fazë të trajtimit shëndetësor.
Ndërsa vera po mbaron, nuk mund t’ju them se çfarë lehtësimi është që përfundimisht kam përfunduar trajtimin tim të kimioterapisë.
Rruga drejt shërimit të plotë është e gjatë dhe unë duhet të vazhdoj ta marr çdo ditë ashtu siç vjen.
Por pavarësisht kohërave të vështira, kjo përvojë më ka dhënë një ndjenjë të rinovuar të shpresës dhe vlerësimit të jetës.



