
Të paktën 12 persona humbën jetën pas përmbytjes së minierës Talavera në komunën e Venezuelës El Callao, ku arritën të shpëtohen më shumë se 100 minatorë të tjerë.
“Ata hynë në minierën e cila ishte mbyllur për disa kohë. Kishte shi të madh i cili shkaktoi dëme në zonë. Minierat u përmbytën dhe minatorët humbën oksigjenin duke humbur jetën nga vështirësia në frymëmarrje”, shpjegoi sekretari i sigurimit shtetëror Bolivar, Edgar Colina Reyes, në një video të postuar në Twitter.
Në misionin e shpëtimit morën pjesë zyrtarë të Mbrojtjes Civile dhe Kontrollit Emergjent, si dhe tetë minatorë që ndihmuan në kërkim.



