Lapaj në “Bilardo”: “Shqipëria Bëhet” do kthehet në subjekt politik. Garojmë në zgjedhjet e 2025-ës

Lapaj në “Bilardo”: “Shqipëria Bëhet” do kthehet në subjekt politik. Garojmë në zgjedhjet e 2025-ës

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj tha në emisionin “Bilardo” se lëvizja do të nisë procedurat për t’u kthyer në subjekt politik, që do të garojë në zgjedhjet e vitit 2025.

Lapaj foli gjithashtu për mënyrën si financohet lëvizja, dhe çfarë do të ndodhë me fatin e tij politik, nëse rezultatet pas zgjedhjeve do të jenë të dobëta. 

Prej fillimit e deri në 15 dhjetor, ka qenë grupi themelues vetfinancim pjesa e organizimit. Prej 15 dhjetorit edhe këtej, kur është krijuar infrastruktura ligjore, hapja e llogarive pay pal e me radhë, sot përmes web-it zyrtar gjithçka është online dhe qytetarët futen dhe kontribuojnë sa kanë mundësi për rrugëtimin e lëvizjes. Atje ka edhe një opsion që nëse do lë emrin, nëse s’do s’e lë emrin. Çdo cent që hyn del me faturë. Për çdo aktivitet krijohet një dosje, çfarë salle përdoret, sa paguhet. 

Do hyjmë në zgjedhjet e 2025-ës. Lëvizja së shpejti do ndjekë procedurat për t’u kthyer në subjekt politik, është një nevojë kjo. Nuk mund t’i udhëheqim njerëzit në këtë turravrap për ndryshim dhe pastaj t’u themi na falni, na iku autobusi, dhe të ikim me pushime, s’e bëjmë dot, se pastaj është prerje në besë. Është shumë herët por do të them me përgjegjësi të plotë që lëvizja do ketë një statut demokratik, të marrë nga modelet më të mira, i cili do jetë publik, dhe mbi të cilin do përcaktohet rëndësia e parimit ‘një anëtar, një votë’, kufizim mandatesh, apo përgjegjësia. Subjekti shkon dhe votëbesohet. Nëse ne s’krijojmë standardin e votës së lirë brenda llojit politik s’kemi si të krijojmë modelin më tej”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy