
Ish-deputetja Nora Malaj në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me dhunën në çerdhe dhe kopshte të cilin e ka cilësuar si një alarm të kuq.
Ajo tha se nuk duhet të jetë policia ajo që monitoron kopshtet, ndërsa theksoi se kopshte të mirëfillta nuk kemi. Sipas saj çerdhet hapen vetëm me nipt, ndërsa licencën ta jep ministria e arsimit ku janë të përcaktuara qartë dhe kriteret.
Mund ta quaj alarm të kuqe, që do të thotë se jemi në nivelin e rrezikshmërisë shumë të madhe, duhet ta shohim si një kauzë dhe nëse flasim në të gjitha ligjërimet dhe themi se fëmijët janë drita e syve ata duhet të jenë drita e syve për këdo duke nisur nga shteti dhe organizmat si edukatorët dhe mësuesit, duke vazhduar te prindërimi dhe familja, si dhe siguria që është policia.
Në 2016, atë kohë isha me Nikollën dhe kemi hequr 26 licenca problemet që nxorëm ishin shumë të mëdha dhe ishin si te kopshtet publike dhe ato jo publike. Duke qenë se ishte më e monitoruar dhe duke pasur kërkesë ofertën shumë të madhe u vunë disa detyra që ti jepej prioritet më i madh bashkive. Licencën e merr nga ministria e arsimit. Kopshte të mirëfiltë nuk kemi.
Ministria e arsimit ka një drejtori të licencave dhe aty janë të përcaktuara shumë mirë kriteret, por çfarë ndodh me këto kopshte të palicencuara, çerdhet hapen vetëm me nipt se s’kanë ligj dhe duke mos pasur ligj çerdhja shihet si një pjesë shërbimi se nuk e ka ligji dhe deri në 3 vjeç ajo e mban pa licencë. Pra problemi i parë është se duhet të rregullojmë bazën ligjore dhe pastaj japim përgjegjësinë se kush bënë dhe kë.
Malaj tha se GDP për arsimin është vetëm 2.9 dhe për investimin e bazës në kopshte ka zero kosto. Sipas saj, mosha më e rëndësishme është fëmijëria e hershme.
Duhet të kuptojmë se nëse bizneset e tjera duhen parë si fitimprurëse, këtu kemi biznes me empati, nëse ti se ke dhe nuk je i qartë nuk mund ta bëjë kushdo këtë biznes dhe këtu fillon antikapi tjetër ligjor. Ky skaner na tregoi se ne jemi me sëmundje të rëndë dhe duhet të marrim masa, dhe problemi është se të bëjmë politika të mira duhet të kesh para por a e dini ju sa është GDP e arsimit 2.9. për investimin e kopshteve ka 0% të buxhetit për edukatoret po flas, të gjitha këto tregojnë se nuk kanë qenë vëmendja e kësaj gjëje.
Mendoj se dhe biznesi i hapur këtu duhet të subvencionohet nga shteti. Duke mos dhënë zgjidhje ngelemi pjesë e problemit. Duhet të kuptosh se fëmijëria e hershme formimi i një njeriu sepse atje merr formimin se kush do jetë ai në të ardhmen. Dhe hallka e tretë është hallka e prindërve të cilët në momentin që i çojnë në një subjekt publik apo jo duhet ta dinë se ku po i çojnë. tani ja kemi lënë në dorë policisë dhe kjo është një zgjidhje e gabuar dhe kontrolli që ata bëjnë është minimalist.
Më tej Malaj shtoi se dhuna nuk është pjesë e edukimit tek fëmijët, por bëri me dije se na mungojnë politikat e dedikuara për të ndihmuar nënat.
Po mendoj këtë jo si për ti dhënë dikujt shpullën por për të zgjidhur këtë shqetësim kombëtar dhe puna e parë që duhet bërë është një skaner në të gjithë vendin. Me disa pyetësorë të përgatitur duhet të fusim në ligj këtë se janë disa andikape që kanë krijuar këtë problem. Dhuna nuk është pjesë e edukimit te fëmija, por mendoj se nuk na funksionon dhe prindërimi. Nëse flasim që të japim ca politika sociale duhen bërë disa politika të dedikuara.
Prindërit e asaj vajze ishin një super model në mënyrën se si erdhën, në një vend kontroll. Hallka e tretë është prindërimi. Sot prind nuk bëhesh me shkollë, ka ardhur momenti që të ndërtohen dhe instanca në ndihmë të këtyre kategorive që të ndihmojnë njeri tjetrin. Ne nuk funksionojmë si hallka por si ishuj të veçuar. Mendoj se zgjidhje ka por palët duhet të ulen dhe ta bëjnë këtë zgjidhje.



