Foto / Disa mënyra si t’i vishni ngjyrat neon

Foto / Disa mënyra si t’i vishni ngjyrat neon

Ngjyrat neon nuk ikin kurrë nga moda në sezonin e verës! Por nëse diçka është në modë duhet ta dimë ta përshtatim me aksesorin dhe veshjen e duhur në mënyrë që të mos duket tepër e ngarkuar përveç faktit që është neon.

Dëgjojmë shumë njerëz në rrugë që shpesh herë i krahasojnë njerëzit që vishen me neon me veshjen e policisë dhe se më shumë se kurrë policët e rrugor po ndihen shumë trendi.

Këto komente lindin në momentin kur veshja ngarkohet dhe është më shumë në kuadrin e “verbimit të syve”. Duhet patur parasysh që neoni gjithmonë alternohet me diçka të thjeshtë. Duhet ta përdorim neonin aty ku duhet dhe në masën e duhur, duke e kombinuar me diçka të thjeshtë dhe shik.

Merr diellin kudo me vete- Bluzë e verdhë mund të kombinohet me pantallona të shkurtra dhe me një çantë të thjeshtë për të bërë thyerjen e ngjyrës.

Një fustan është zgjidhja ideale për ditët e nxehta.

Çanta që do t’ju gjallërojë veshjen.

Pavarësisht se jeni të fiksuar pas ngjyrës së zezë apo veshjeve njëngjyrëshe, çanta është aksesori ideal për të ndryshuar veshjen tuaj.

Pavarësisht se jeni fanse e çantave të mëdha bojëqielli, atyre me dy krahë e verdhë, apo çantave të vogla me rrip të gjatë portokalli, ne kemi një zgjidhje.

Sytë te këpucët- Mund ta keni kuptuar që këpucët  janë detaji që tërheq më shumë vëmendjen e njerëzve. Dhe pupat ngjyrë portokalli neoni, 100% lëkure, janë zgjedhja ideale.

Aksesorët neoni për minimalistët- Nëse keni një stil më minimalist, atëherë këtë verë zgjidhni aksesorët ngjyrë neoni. Orë Sëatch Poptastico vathët Sëatch Lovemedo dhe varësja Lovemedo nga Sëatch janë ato që ju duhen për ditët në plazh, paraditet në qytet dhe netët mes miqve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy