Meta: Të liberalizohet energjia e rinovueshme, Shqipëria ka nevojë për burime të reja

Meta: Të liberalizohet energjia e rinovueshme, Shqipëria ka nevojë për burime të reja

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se problemi i energjisë elektrike është një çështje madhore, që influencon direkt në ekonominë e vendit dhe në buxhetet familjare të qytetareve veçanërisht në këto kohë të vështira të rritjes shumë të madhe të çmimeve të saj.

Në komunikimin e sotëm për mediat, Meta tha se qeveria nuk e ka ende në operim bursën shqiptare të energjisë dhe se nuk ka miratuar ende Operatorin e Energjive të Rinovueshme.

Sipas tij, për liberalizimin dhe stimulimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese nga burimet e energjisë së rinovueshme nevojitet të rregullohet pika 1 e nenit 49 të ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

Liberalizimi i tregut do të mobilizojë një gatishmëri më të madhe të konsumatorëve familjarë e privatë për të investuar në këto impiante, duke shmangur pengesat burokratike.

Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për burime të reja për plotësimin e nevojave të saj në rritje për energji elektrike.

Kapaciteti aktual i instaluar për prodhimin e energjisë është 2607MW dhe nga centralet fotovoltaike është vetëm 23 MW.

Këto ndryshime do të jenë një shtysë e re për plotësimin e objektivave kombëtare për prodhimin e energjisë së rinovueshme që për 2020 ishin 38 %.

Qeveria me udhëzimet e nxjerra ka frenuar dhe nuk ka stimuluar që konsumatorët të plotësojnë kërkesën e tyre për energji nëpërmjet vetëprodhimit.

Sektori banesave dhe tregtisë përbën 37% të konsumit final të energjisë të llogaritur sipas sektorëve.

Propozimi për mundësinë e futjes në rrjet me pagesë të energjisë së gjeneruar nga impiantet fotovoltaike familjare, dhe subvencionimi i ndërtimit të tyre, do të krijojë një realitet të ri të konsumit dhe të kursimit të energjisë nga çdo ekonomi shtëpiake.

Ai shtoi se pasojë pozitive do të jetë edhe ulja e ngarkesës në rrjet dhe krijimi i mundësisë për uljen e humbjeve të rrjetit që aktualisht shkojnë rreth 20 %.

Në këtë drejtim Meta shtoi se për këtë, nevojiten këto ndryshime përkatëse në ligjin nr. 7/2017 “Për Nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Rinovueshme” që do paraqitet për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy