VKM-ja për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Muçi: Dështim total i institucioneve të shtetit! (VIDEO)

VKM-ja për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Muçi: Dështim total i institucioneve të shtetit! (VIDEO)

Avokati Besnik Muçi deklaroi në MCN Live se me VKM-në  për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, qeveria ka shkelur disa nga parimet themelore të funksionimit të shtetit demokratik shqiptar.

Muçi thekson se amnistia është kompetencë e Parlamentit dhe falja e Presidentit, duke u shprehur se pasuritë që janë produkte të veprës penale duhet të konfiskohen.

Ai vuri në dukje se situata e sotme tregon dështimin total të institucioneve të shtetit.

Në një farë mënyrë ka vendosur të sekuestrojë pasuritë, t’i blejë, t’i shesë, ndërtimet e paligjshme. Me këtë VKM qeveria ka shkelur disa nga parimet themelore të funksionimit të shtetit demokratik shqiptar. Ka shkelur parimin e ndarjes së pushteteve. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë, arrogante, në të drejtat që ka pushteti gjyqësor. Duke amnistuar ose falur… Ky ligj ka nuanca edhe të amnistisë edhe të faljes. Nuk dënon dënimin pa leje. Falja është individuale. Amnistinë thotë Kushtetuta e bën Parlamenti, ndërsa falja është e drejtë e Presidentit. Qeveria ndërhyn në kompetencat e Parlamentit, që duhet ta bënte këtë me 2/3 dhe kompetencat e Presidentit. Ne jemi shtet ligjor. Çdo individ duhet të veprojë sipas ligjit. Neni 4 parashikon, e drejta përbën bazën e veprimtarisë së shtetit. Shteti duhet të veprojë sipas së drejtës. Qeveria ka vepruar në tejkalim të kompetencave. Ka edhe parime të tjera të rëndësishme, e drejta e pronës. Nuk mund të thuash që VKM nuk bie ndesh me Kodin Penal. Pasuritë që janë produkt të veprës penale konfiskohen. Nuk e kuptoj se si një pasuri ligji ta konfiskon, jepet me të drejtë parablerje.

Kjo situatë e sotme tregon vetëm një gjë dështimin total të institucioneve të shtetit. Pas 10 vitesh kjo qeveri kujtohet që ka ndërtime pa leje. Ndërtuesi do të fitojë. Unë si qytetar nuk gjykoj ndërtuesin, gjykoj qeverinë që kam votuar. Ne nuk duhet të merremi me qytetarin, qoftë biznesmen. Përgjegjësia kryesore është e shtetit, policisë, prokurorisë”.

Duke folur për reformën në drejtësi, Muçi u shpreh:

Pas reformës së famshme që për mua e ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, të paktën formalisht i kemi institucionet. Si qytetar them, nëse ka pretendime ne kemi institucione që kontrollojnë SPAK-un dhe gjykatën, KLP-në dhe KLGJ-në dhe askush s’merret me to. Nëse nuk funksionon në pritshmëritë e qytetarëve SPAK-u, Gjykata e Posaçme, të shkojmë te KLP dhe KLGJ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy