Arnold Kola, 22-vjeçari që aksidentoi për vdekje efektivin e policisë Ervin Haxhiaj ishte në gjendje të dehur.
“Drejtuesi i mjetit tip "Lexus", shtetasi Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l. ndaj këtij shtetasi është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal” theksohet në komunikatën e policisë.
Kola përpalsi me automjetin e tij furgonin e patrullës së policisë që ndodhej i parkuar pranë shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz.
Si pasojë ka humbur jetën efektivi i policisë Ervin Haxhiaj si dhe u plagosën dy kolgetë e tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



