Nëse doni të dobësoheni, çajin pijeni të ftohtë

Nëse doni të dobësoheni, çajin pijeni të ftohtë

Çaji i ftohtë të bën të humbasësh më shumë kalori se ai i ngrohtë. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Friburgut, të cilët kanë analizuar ndikimin e temperaturës së çajit në rënien në peshë. Studiuesit zviceranë e kanë përqendruar vëmendjen te Yerba Mate, një pije shumë popullore në Amerikën e Jugut, e pasur me kafeinë.

Vullnetarët që morën pjesë në studim konsumuan 500 mililitër çaj, pa sheqer, njëri grup në temperaturën 3 gradë, ndërsa tjetri në 55 gradë.

Gjatë 90 minutave në vijim, të gjithë vullnetarëve iu monitorua presioni i gjakut, frekuenca kardiake, fluksi i gjakut që pompohet në zemër, konsumi i oksigjenit dhe oksidimi i yndyrnave.

Krahasimet nxorën se shpenzimi i energjisë ishte dyfish më i madh në rastin e çajit të ftohtë në krahasim me atë të ngrohtë.

Për më tepër, çaji i ftohtë nxit oksidimin e yndyrnave dhe redukton ngarkesën metabolike të zemrës. Studimi është publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Physiology”.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy