
Rivali i njohur i Aldo Bares, Julian Sula, ishte shënjestra e një atentati këtë të martë në qytetin e Lushnjës.
Ai mbeti i plagosur në këmbë dhe sipas policisë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Por gazetari Sokol Bregu, në edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se atentati nuk ka lidhje me rivalitetin e dikurshëm mes Julian Sulës, i njohur si “Juli i Pashkos” dhe Aldo Bares.
Nuk ka asnjë kontekst lidhjeje mes këtij atentati dhe Aldo Bares.
Janë krijuar më shumë histori rreth figurës së Julian Sulës se sa ka të vërteta. Ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar për ndonjë vepër penale të rëndë. Ka qenë i akuzuar, por jo i dënuar.
Ne kishim atentatin në Rinas, ku u qëllua mbi Gildian Danin, një prej personave kyç në rrjetin e krimit të organizuar por Juli i Pashkos nuk është i këtij niveli. Ai nuk ka pasur përfshirje në rrethin e ngushtë të Bares.
Lidhja e emrit të Sulës me Aldo Baren është e pavërtetë.
Aldo Bare, i arrestuar në Turqi, nuk kishte armiqësi me të. Ai kontrollonte Lushnjën në atë periudhë dhe askush nuk i kundërvihej. Lidhja që po paraqitet sot nuk ekziston.
Është një konflikt personal mes Sulas dhe një personi tjetër, i cili më vonë është interpretuar sikur kishte lidhje me Aldon.
Nuk ka konflikt bandash, është çështje personale. Ky atentat nuk lidhet me banda, as me strukturën e vjetër të Aldo Bares, është më shumë personal. Përplasjet e hershme janë interpretuar keq dhe janë shtuar histori që nuk përputhen me realitetin.



