Pushteti lokal përballë SPAK dhe aferave/ “FactCheck” zbardh shkresën drejtuar KQZ: Duam formularin e Hajdarit (VIDEO)

Pushteti lokal përballë SPAK dhe aferave/ “FactCheck” zbardh shkresën drejtuar KQZ: Duam formularin e Hajdarit (VIDEO)

Pushteti lokal në Shqipëri është përfshirë në një epokë të abuzimeve jo vetëm me besimin publik për të drejtuar, por po aq me afera të cilat nuk lënë pas as seksin. Para, seks, pushtet, prona, janë ndër hetimet e SPAK që kanë çuar në pranga kryebashkiakë dhe ish-të zgjedhur lokal ndërsa në hetim ka ende 4 të tjerë. Më 31 Maj 2023 Prokuroria e Posaçme do të deklaronte në përgjigje të një kërkese për informacion se kishte në hetim katër kryebashkiakë të zgjedhur në lokalet e 14 Maj 2023. Pa kaluar tre javë nga kjo përgjigje numri i të hetuarve jo vetëm do të rritjet por në më pak se një javë do të vendoseshin prangat edhe për të sapo zgjedhurin kryebashkiak në qytetin e Kukësit Safet Gjicin. Shkak i këtij arresti u bë publikimi në media i një afere seksuale në zyrën e kryebashkiakut Gjici e cila pasi u hetua për pak ditë rezultojnë se kishte brenda saj seks dhe para. Gjici u arrestua në akuzën e korrupsionit pasiv ndërsa vajza me të cilin ai kreu seks në zyrën e bashkisë, shtetasja Alma.K., u arrestua për korrupsion aktiv. Këto janë pamjet ku pas arrestimit Alma.K., dhe Gjici u përballën në gjykatën ndërsa ndaj tyre u la në fuqi e njëjta masë sigurie ajo arrest në burg për kryetarin e dorëhequr pas skandalit dhe arrest shtëpie për vajzën. E teksa askush nuk priste të kishte një skandal të rëndë si ai i Gjicit pak javë më parë prangat e SPAK do ti provonte ish kryebashkiaku me pushtetin absolut Vangjush Dako. Ai drejtoi bashkinë e Durrësit për më shumë se sa një dekade, ndërsa SPAK e prangosi atë për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim pasi hetimet e prokurorit Sotir Kllapi zbuluan se Dako kishte lejuar legalizuar e më pas hipotekuar 4 kate të një pallati i cili pas tërmetit të 2019 është i pabanueshëm. Edhe pse SPAK se përmend me emër një tjetër kryebashkiak në detyrë aktualisht në hetim është ai i Kuçvës z.Kreshnik Hajdari. FactCheck ka siguruar dokumentin ku kreu i SPAK, z.Altin Dumani i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacion për formularin e dekriminalizimit të z.Hajdari. Në shkresë thuhet “Në kuadër të verifikimit paraprak të kallëzimit penal numër 136, datë 5.6.2023 kërkojmë të na vini në dispozicion kopje të njehësuar me origjinalin të formularit të vetëdeklarimit të z.Hajdari”. Kjo përgjigje tashmë i është dhënë SPAK, ndërsa rezulton se kryebashkiaku nuk ka deklaruar një procedim penal nga autoritetet greke për të cilën ai vetë ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se s’ka patur dijeni dhe e ka mësuar vetëm nga publikimi në media. Për afera seksuale në darën e SPAK, dikur krimet e rënda ka rënë edhe kryebashkiaku i Dibrës z.Shukri Xhelili ai është dënuar nga drejtësia shqiptare ndërsa procedimi nise pasi në këmbim të një vendi pune në bashki ai kërkoi seks nga një vajzë. Në burg pasi fitoi disa dit liri aktualisht ndodhet edhe ish kryebashkiaku i Lushnjes, z.Fatos Tushe për të cilin SPAK hetoi tendera me para publike, abuzim me naftën e mjeteve të pastrimit e punëve publike në bashki si dhe lejimin e ndërtimeve pa leje. Në zonën e veriut kryebashkiak i zgjedhur i cili s’mundi të përfundonte mandatin kur i kishin mbetur më pak se dy javë dhe sot ndodhet në burg është Lefter Alla. Ish-qytetari i parë i Bulqizës ndodhet pas hekurave në akuzë për favorizim në tendera, falsifikim e shpërdorim detyre. Dyert e SPAK nga karrigia e kryebashkiakut po ashtu të zgjedhur edhe në lokalet e 14 Maj 2023 i kanë parë në përgjigje të një fletë thirrje Artur Bushi në Krujë dhe Erion Isai në Ersekë. Edhe pse ndaj Kkyebashkiakes së Roskovecit znj.Majlinda Bufi SPAK ka nisur një verifikim ajo ende nuk është paraqitur të jap deklarime pas kallëzimeve të PD për intimidim të stafit dhe votuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy