Nano: Justifikimi i Ramës për vizitën në SHBA, qesharak

Nano: Justifikimi i Ramës për vizitën në SHBA, qesharak

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e quan justifikim qesharak atë që kryeministri Rama bëri një ditë më parë në rrjetet sociale lidhur me vizitën në SHBA. Në studion e lajmeve në TvT, Nano tha se puna për të cilën Rama tha se do të udhëtonte drejt SHBA-ve mund të bëhej edhe pa praninë e tij fizike atje.

Justifikimi që i bëri Rama vizitës në Amerikë më duket pak për të qeshur. Nëse ka shkuar për këtë punë, ka shkuar të ndërhyjë te autoritete të rëndësishme për shpërndajen e vaksinës, por kjo mund të bëhej me një telefonatë ose email. Pretendimi i tij se po shkon të shihet sy më sy më duket absurd”, tha ai.

Lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe sinjalet se nuk do të ketë një datë për tryezën e parë ndërqeveritare brenda këtij viti, një hap për të cilin SHBA përmes zv.ndihmës sekretarit amerikan i Shtetit, Matheë Palmer, ka insistuar, Nano tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të mbeten për vitin e ardhshëm.

Sidomos në epokën e Trampit do të ishte e kotë të kërkoje konvergjenca mes BE dhe administratës Trump. Zëri i Palmerit nuk ka rëndësinë që ka pasur para ca kohësh. Punët e BE janë punë të BE-së. Kam frikë se Shqipëria do të mbetet për vitin tjetër dhe bashkë me të edhe Maqedonia e Veriut”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy