Protesta në Serbi, Spahiu: Pushteti i Vuçiç në lëkundje, sanksionet e Serbisë do të jenë efektive

Protesta në Serbi, Spahiu: Pushteti i Vuçiç në lëkundje, sanksionet e Serbisë do të jenë efektive

Protestat e studentëve në Serbi, Mustafa: Vuçiç ka ngritur një pushtet mbi mashtrimet, qytetarët duan ta largojnë

Përgjatë një muaji Serbia është përfshirë nga protestat masive që nisën në fillim të nëntorit pas shembjes së një tende betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, duke vrarë 15 persona.

Në lidhje me këtë Nexhmedin Spahiu, profesor i shkencave politike u shpreh se masiviteti i protestave tregon se pushteti i Vuçiç është në lëkundje e sipër, ndërsa theksoi se sanksionet e sertbisë do të jenë efektive.

Ai tha se duke qenë se pushteti i sërbisë është në telashe institucionet e Kosovës kanë më shumë kohë të punojnë për komunat me shumicë serbe në veri të Kosoëvs.

Drupal Ad

Vështirë të thuash një mendim të saktë nëse ai rrëzohet, por duke parë masivitetin e protestave kështu që kjo tregon se pushteti i tij është në lëkundje e sipër. Presionet ndaj Vuçiç dhe qeverisë së tij bëjnë më efekt se lutjet që ka bërë deri tani perëndimi ndaj Serbisë. Tani përdorimi i shkopit është më efektiv se përdorimi i karotës ndaj Serbisë. Futja në listën e zezë të Vuçiç do e vështirësonte manovrimet politike të presidentit serb.

Përderisa pushteti në Serbi është në telashe ka më pak kohë të merret me Kosovën dhe kjo është një mundësi e mirë për institucionet e Kosovës të punojnë për komunat serbe në Kosovë, por nevojitet më tepër që ata të jenë të integruar në shoqërinë kosovare dhe në këtë drejtim qeveria e Kosovës është duke çaluar. Personi që ka punuar më shumë në veri të Kosovës dhe me integrimin e tyre Arbër Vokri, ai është lënë jashtë listës për deputetët nga Kurti dhe po sulmohet shumë nga opinionistët që mbajnë hapur qëndrim pro serb në studiot në Prishtinë. Kjo është një hap pas në qeverinë e Kurtit.

Negocimi ka përfunduar nuk ka më çfarë të negociohet, ndoshta zgjidhja që shpresojmë të imponojë Trump është që kur të ngrihet flamuri Kosovës në Beograd në të njëjtën kohë të ngrihet dhe flamuri i asosacionit në komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe. Kjo nuk po bëhet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy