
Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetić ka paraqitur një padi penale ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç pranë prokurorëve italianë në Milano, të cilët kanë nisur hetimet për dosjen e njohur si “Safari i Sarajevës”.
Në një intervistë për “MCN Informacion”, Margetić akuzon Vuçiç se ka qenë pjesë e një njësie paraushtarake serbe, e cila, sipas tij, u mundësonte personave të pasur nga Italia, Rusia dhe SHBA që në këmbim të parave të vrisnin civilë në Sarajevë, në formën e një “gjuetie njerëzish.
U përpoqa të mbledh sa më shumë informacione nga familjarët e viktimave, por edhe nga pjesëtarë të njësive paraushtarake që kanë vepruar në Bosnje.
Kam bashkëngjitur të gjitha provat, videomateriale, dokumentacion fotografik, audio, dokumente të medias së kohës dhe se në shumicën e dëshmive të mbledhura përmendet emri i Vuçiçit dhe figurave të tjera të njohura.
Provat janë “të pamohueshme”. Në vitet ’90, Vuçiç ka dhënë një intervistë për revistën “Duga” në Beograd, ku ka pranuar se ka qenë në Bosnje gjatë luftës, “jo për të bërë fotografi”, por si pjesë e njësive ushtarake, qoftë edhe në formë vullnetare.
Ka në dispozicion edhe dëshmi të tjera të rëndësishme, përfshirë atë të Mirko Blagojević, pjesëtar i Çetnikëve të Sarajevës, i cili ka pohuar se e ka takuar Vuçiçin në atë periudhë dhe se ai ishte pjesë e njësisë së përfshirë në “safari”.
Po ashtu, i referohem dëshmisë së Vojislav Šešelj në Gjykatën e Hagës, ku përmendet prania e Vuçiçit në Sarajevë dhe lidhjet me njësitë paraushtarake.
Margetić pohon se për shkak të hetimeve të tij është arrestuar nga shërbimet serbe në vitin 2023 dhe se me urdhër të Vuçiçit i është ndaluar hyrja në territorin serb. Ai thotë se vazhdon të marrë mesazhe kërcënuese.
Jam gazetar investigativ prej të paktën 30 vitesh dhe merrem vetëm me faktet, jo me politikën. 80% e raporteve të krimeve të luftës flasin për krime të kryera nga forcat serbe. Motivimi im është të nxjerr të vërtetën, sepse njoh personalisht familjarë të viktimave që prej 35 vitesh presin drejtësi.
Për shkak të hetimeve të tij është arrestuar nga shërbimet serbe në vitin 2023 dhe se me urdhër të Vuçiçit i është ndaluar hyrja në territorin serb dhe se vazhdon të marrë mesazhe kërcënuese.
Njësia në të cilën dyshohet se ka qenë i përfshirë Vuçiç, ishte “nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe, e stacionuar në Sarajevë.
Persona të pasur nga vende të ndryshme si Italia, SHBA, Kanadaja, Spanja, Britania e Madhe dhe Franca paguanin për të marrë pjesë në këtë “gjueti njerëzish”.
Gazetari ngre pikëpyetje për rolin e Gjykatës së Hagës, e cila, sipas tij, kurrë nuk ka nisur hetim ndaj kësaj masakre, ndonëse ekzistojnë dëshmi që, siç pohon ai, autoritete armiqësore të shteteve kanë raportuar zyrtarisht për të.
Është e qartë se nga nivele të larta politike është marrë vendimi që kjo çështje të mos hetohet dhe të mos ndëshkohen përgjegjësit.
Kemi prova se behet fjalë edhe për një kryetar shteti që nuk jeton me i përfshirë në ‘Saferin njerëzor’, deri në këtë nivel arrin.
Nuk mund të mos pyesim: a mos vallë disa prej personave në rrethet politike kanë qenë vetë të përfshirë në ‘safarin njerëzor’?.
Bëhet fjalë për një krim lufte që “vazhdon të jetë i tillë edhe sot”, pasi familjarët e viktimave ende presin drejtësi.
Prokuroria e Milanos duhet ta çojë këtë hetim deri në fund. Nëse mbetet në gjysmë të rrugës, kjo do të tregojë sa e madhe është influenca e personave të përfshirë në këtë “safari” dhe sa e vështirë është të hetohen.



