Grabitja në Maliq/ Flet e moshuara: Më goditi dhe më mori rreth 10 mijë euro (VIDEO)

Grabitja në Maliq/ Flet e moshuara: Më goditi dhe më mori rreth 10 mijë euro (VIDEO)

Një 67-vjeçare ka rënë pre e grabitjes në Pirg të Maliqit 8 ditë më parë. Një person i maskuar i është futur në shtëpi dhe i ka grabitur 10 mijë euro, të cilat e moshuara pretendon se i ka mbledhur nga shitja e tokave pasi fëmijë nuk ka.

Luljeta Hoxha ka dhënë detaje duke u shprehur se nuk dyshon tek asnjë. Ndërsa me detaje tregon sesi autori i grabitjes e lidhi, e dhunoi derisa i ra të fikët. Më pas, pasi kanë marrë paratë, janë larguar nga banesa e saj.

Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashë të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m'u hodh sipër. Lekët më tha se të vrava. I thoja se nuk kam lek, vetëm pensionin. Lekët më tha përsëri se të vrava. Më lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Më mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek. Nxori thikën. Me godiste me shkelma. Lekët i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t'u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro mi mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha. Shkova te komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me ënjtje. Lajmëroi policinë komshia, më pyetën dhe u tregova. Më mori policia më solli pa ndjenja në spital. Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy