Kalemaj: Veliaj s’po shfaqet në fushatë. Pikëpyetja është do procedohet penalisht para apo pas zgjedhjeve (VIDEO)

Kalemaj: Veliaj s’po shfaqet në fushatë. Pikëpyetja është do procedohet penalisht para apo pas zgjedhjeve (VIDEO)

Politologu Ilir Kalmeaj mendon që saga e Erion Veliajt do të vazhdojë, por sipas tij pikëpyetja e vetme është nëse procedimi penal do ndodhë para zgjedhjeve, që mund të ketë efekt elektoral, apo pas zgjedhjeve. Duke folur në MCN Live ai thekson se është e rëndësishme koha se kur procedohet dhe akuza. 

Drupal Ad

“Saga e Veliajt do vazhdojë, e vetmja pikëpyetje është nëse kolegët do bëjnë një procedim penal, para apo pas zgjedhje. Para zgjedhjeve ka efekt elektoral. Edhe për çfarë çështje shkon. Ky zotëria mban ndonjë përgjegjësi morale dhe politike përveç asaj penale. E rëndësishme është koha dhe akuza. Kësaj radhe ai s’është shfaqur në fushatë. S’ka bërë takime me zgjedhësit. Ndoshta është në lobim ndërkombëtar, edhe koha me kolegët. Fakti që nga dy u bënë katër koordinatorët...”.

Kalemaj i konsideron vendimet e kryeministrit për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe bonusin për pensionistët si elektorale. 

Është fushatë elektorale. Z.Rama tha plot një lekë do ulet çmimi i energjisë. Është qesharake sa i përket vlerës. Tha që do ofrojë bonusin e pensioneve, dhe s’do ta japë në prill, por në shkurt, në mënyrë që mos ta lidhë drejtpërdrejtë me zgjedhjet. Tha që sipas shembujve të Spanjës dhe Italisë, do marrim godinat e vjetra, dhe në bashkëpunim me privatin për t’i zhvilluar këto prova. Por djalli fshihet në detaje, sepse ne kemi një eksperiencë jo të mirë me investimet strategjike. S’ka mbetur njeri i lidhur me politikën, pa u bërë investitor strategjik. E dyta, llogaridhënia është zero, s’ka transparencë. Në këtë sens s’është shumë premtuese që do shtrihet kjo duke përfshirë zonat e braktisura. Qeveria qendrore ka përqendruar kryesisht në Tiranë gjithë shërbimet qeveritare. Kjo bën që zonat e braktisura të braktisen akoma më tepër. Kush është interesi i investitorit të zhvillojë në zonat rurale një ndërtesë. Duhet të mësonim nga shembulli i Spanjës dhe të mos shkonim te ai model betonizimi në bregdet. 

Kosova, sepse e kemi marrë shpesh si referencë, e ka 7 lekë për kilovat, çmimin e energjisë. Ne e kemi me gjithë TVSH 10,2. Ky ta rrit me faturën e ujit, dhe thotë këtë e ka pushteti lokal. E njëjta gjë me pensionistët, pse nuk e bën të përhershme rritjen, por e bën me bonusin. Shumica e rritjes ekonomike vijnë nga ndërtimi dhe turizmi, ndërkohë që ke 18 për qind të PBB-së bujqësinë. Këtu s’kemi një model të qëndrueshëm turizmi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy