Clinton: Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë!

Clinton: Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë!

“Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë”. Kështu ka deklaruar ish-kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hilari Clinton.

Gjatë një takimi para komunitetit irlandezo-amerikan në vendlindjen e babait të saj, Scranton në Pennsylvania, me rastin e festës së Shën Partrikut, ajo u shpreh:

“Unë nuk besoj se duhet të lejojmë që ndasitë politike të ashpërsohen e të kthehen në ndasi personale. Ndaj ne thjesht nuk mund ta injorojmë dikë e t’i kthejmë kurrizin vetëm sepse nuk jemi politikisht dakord me të”, tha ish-Sekretarja e Shtetit.

Deklarata e ish-Sekretares së Shtetit duket se i referohet periudhës pas humbjes në zgjedhjet presidenciale përballë kandidatit republikan Donald Rrump, ku ajo ishte parë shpesh herë të shëtiste vetëm në pyllin Chappaqua në New York.

Rivalja e ashpër e Trump gjatë fushatës elektorale bëri thirrje për unitet dhe për përpjekje të përbashkëta për të kuptuar ndasitë dhe bashkëpunimin për të gjetur të përbashkëtat që çojnë vendin përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy