Pas kreut të Kushtetueses, ONM ankimon vendimin e Zaganjorit (VIDEO)

Pas kreut të Kushtetueses, ONM ankimon vendimin e Zaganjorit (VIDEO)

Vëzhguesit Ndërkombëtarë i janë drejtuar Komisionerit Publik, për të ankimuar vendimin e rikonfirmimit në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Dy javë nga rikonfirmimi në detyrë i Zaganjorit, ONM i është drejtuar Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas rikonfirmimit në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Institucioni i Komisionerit Publik pritet t’i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të rishikuar vendimin e KPK-së për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Për këtë të fundit, vëzhguesi ndërkombëtar nuk është bindur nga vendimi i Komisionit, pasi sipas ONM-së, Zaganjori nuk mundet dot të justifkojë pasurinë dhe kjo vë në pikëpyetje rikonfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, sipas vëzhguesit ndërkombëtar. Vetë intitucioni i Komisionerëve Publikë ka përcjellë me anë të një njoftimi, kërkesën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Edhe pse nuk është njoftuar ende për zbardhjen e plotë të vendimit për rikonfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Komisionerët Publikë kanë bërë të ditur se menjëherë pas t’u jetë vënë në dispozicion vendimi  “me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do ta shqyrtojnë atë,  krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gjë që ia lejon afati prej 30 ditësh. 

Pak kohë më parë, Vëzhguesi Ndërkombëtar bëri kërkesë pranë Komisionerit Publik, për të ankimuar vendimin edhe për kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja. Për këtë të fundit, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ONM-në nuk është bindës, duke bërë që vëzhguesi ndërkombëtar ta çojë Dedjan drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ndërkohë, pas rikonfirmimit në detyrë, Dedja në një bashkëbisedim me gazetarët do ta cilësonte procesin e vetingut si mjaft të vështirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy