Në studion e MCN Informacion, Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar; Gylsen Zhllima, avokat; dhe Erges Eskiu, activist i PD, analizuan nismën e ndërmarrë së fundmi nga ish-deputeti Ervin Salianji. Eskiu e sheh si një formë imponimi për të kërkuar një status të ri brenda partisë, avokati Zhllima tha se ky është një moment që PD-ja duhet ta shfrytëzojë për t’u bashkuar, ndërsa Adriatik Alimadhi e cilësoi presion ndaj partisë.
Erges Eskiu
Është një lloj imponimi për të treguar që unë dua diçka. Nuk është diçka e dobishme. Propaganda thotë se PD është e dobët. Por dobësia është te pushteti. qeveria e Ramës ka rënë.
E kam cilësuar furtunë në gotë. Këtu nuk ka shoqëri civile, as sindikata. I ngelet opozitës ta bëjë këtë. PD-ja u mor me denoncimin e masakrës elektorale. Nëse do të kishte zgjedhje të lira e të ndershme, PD do të fitonte. Edhe nesër nëse bëhen, do të fitonim. Por me kusht që të bëhen pa Edi Ramën.
Gylsen Zhllima
Flakë është ndezur po nuk e di sa do mbajë. A do të ngrohen demokratët që kur të ballafaqohen demokratët të diskutojnë si ta sjellin PD në pushtet dhe jo kjo pakicë të kthehet në patericë të partisë në pushtet.
Zoti Berisha t’i ketë të kontrolluara deklaratat e tij për Salianjin. PD është në momentin më të mirë për bashkim.
Adriatik Alimadhi
PD e ka ngarkuar me një zonë të posaçme. Ky niset e shkon në Durrës. Ti shko fillimisht aty ku e ke marrë detyrën pastaj shko në një zonë tjetër. Aq veta sa i ka Salianji i bëj edhe unë në një takim. Pse do t’ia bëjë këtë presion PD-së? Ka momente të caktuara në statutin e PD, kur ajo futet në zgjedhje, i jepet e drejta. Dallimi më i madh mes PD dhe PS. PS di të mbajë sistem se ka ministra elektoralë.



