Heroinë poshtë sediljes së makinës, kapen dy trafikantët shqiptarë

Heroinë poshtë sediljes së makinës, kapen dy trafikantët shqiptarë

Më shumë se 500 gram heroinë e fshehur në një fund të dyfishtë nën sediljen e makinës është zbuluar nga policia e Modenas, në Itali gjatë kontrollit të një automjeti “Seat Leon”, i cila ishte sinjalizuar shumë herë nga qytetarët për lëvizje të dyshimta.

Në pranga kanë përfunduar dy trafikantët e drogës, shtetas shqiptarë K.J., 27 vjeç dhe G.M., 30 vjeç. Më i vjetri ishte arrestuar me 65 kg heroinë disa muaj më parë nga karabinierët e Ravenës, qytet ku jetojnë të dy. 

Zona e tyre e shpërndarjes ishte Emilia Perëndimore dhe parkimi i një fast-food-i, aty ku u kapën nga agjentët e policisë.  Ata kishin shpikur një sistem inteligjent për fshehjen e heroinës: poshtë njërës sedile të përparme ku kishin krijuar një ndarje, duke prerë pëlhurën dhe sfungjerin dhe më pas duke e mbuluar me një pllakë metali dhe një copë të njëjtë me tapicerinë e makinës, që hapej vetë me një çelës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy