Partia Demokratike ka deklaruar këtë të martë se Kryeministri Edi Rama ka frikë nga humbja në Dibër dhe për këtë arsye po tenton t`i fitoj zgjedhjet me trafikantë dhe mercenarë.
Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, duke iu referuar rastit të Arben Ndokës, i cili u shfaq përkrah kandiatit Muharrem Rama tha se Kryeministri po përdor trafikantët për të shantazhuar dibranët.



