Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak ka njoftuar se 100 ukrainas janë kthyer në shtëpi në sajë të shkëmbimit të ri të të burgosurve të luftës në shkallë të gjerë me Rusinë.
Lajmin e raporton The Guardian .
“Ne po kthejmë 100 vetë, ndër to ushtarë, marinarë, roje kufitare. Mes tyre janë mbrojtësit e Mariupol, Azovstal dhe Hostomel”, tha Yermak, duke specifikuar se do të bëhet gjithçka e nevojshme në mënyrë që secili prej tyre të marrë të gjithë ndihmën e nevojshme.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha nga ana e saj se 106 robër rusë ishin liruar nga Ukraina.



