Patriarku Kirill: Rusia nuk ka sulmuar kurrë askënd, gjithmonë ka mbrojtur kufijtë e saj

Patriarku Kirill: Rusia nuk ka sulmuar kurrë askënd, gjithmonë ka mbrojtur kufijtë e saj

Rusia nuk ka sulmuar kurrë askënd, por gjithmonë ka mbrojtur kufijtë e saj.

Është kjo deklarata e bërë nga Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill.

Ne nuk duam të luftojmë me askënd, Rusia kurrë nuk ka sulmuar askënd, ajo vetëm ka mbrojtur kufijtë e saj. Dhëntë Zoti që vendi ynë të jetë i tillë deri në fund të shekullit, i fortë, i fuqishëm dhe në të njëjtën kohë i dashur nga Zoti.

Deklarata e Patriarkut u bë gjatë një predikimi në Katedralen e Kremlinit.

Patriarku tha të lutet që Zoti të forcojë popullin rus në besim, devotshmëri dhe urtësi dhe të japë forcë për të punuar, jetuar dhe nëse është e nevojshme, të luftohet për të ruajtur jetën e lirë dhe të pavarur të popullit dhe të vendit.

Zoti e mbrojtë tokën ruse nga konfliktet e brendshme dhe të jashtme.

Patriarku Kirill ka bërë edhe më parë deklarata të tilla, duke mbrojtur veprimet e Moskës në Ukrainë dhe e sheh luftën si një mburojë kundër një kulture liberale perëndimore të cilën ai e konsideron dekadente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy