
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot parashikohet përkeqësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike mbi vendin tonë. Moti do të jetë kryesisht i vranët .Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e veriut, veriperëndim dhe jugperëndimit reshjet hera-herës dhe në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 2 deri 8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 10-16 m/s gjatë natës. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 deri 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
|
QYTETET |
Temperaturat në °C |
Sigla |
|
Shkodër |
11/12 |
Re shi |
|
Kukës |
8/10 |
Re shi/bore |
|
Lezhë |
10/12 |
Re shi |
|
Dibër |
2/8 |
Re shi/bore |
|
Durrës |
11/14 |
Re shi |
|
Tiranë |
12/13 |
Re shi |
|
Elbasan |
8/12 |
Re shi |
|
Berat |
6/15 |
Re shi |
|
Vlorë |
15/16 |
Re shi |
|
Korçë |
3/9 |
Re shi/bore |
|
Gjirokastër |
7/10 |
Re shi |
|
Sarandë |
11/13 |
Re shi |



