Zhulian Asanzh ndodhet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku dy ditë më parë është vizituar nga një mysafire e veçantë.
Themeluesi i “Wikileaks” ka pritur ish-yllin e “Baywatch”, Pamela Anderson. E ndodhur para fotografëve teksa hynte në ambasadë, ajo ka thënë se i kishte sjellë një drekë vegjetariane.
Anderson është mbështetëse e fortë e Asanzh, i cili ndodhet i
strehuar në ambasadën e Ekuadorit prej 4 vitesh, nga frika e një ekstradimi në SHBA, ku mund të përballet me akuzën e spiunazhit.
Në mes të nëntorit, pritet që përfaqësues të prokurorisë suedeze ta marrin në pyetje lidhur me një akuzë për përdhunim, të cilën Asanzh nuk e ka pranuar kurrë.



