Groenlanda do ndalojë me ligj donacionet nga jashtë, lëvizje për mbrojtjen e integritetit politik të ishullit

Groenlanda do ndalojë me ligj donacionet nga jashtë, lëvizje për mbrojtjen e integritetit politik të ishullit

Sipas dokumenteve të publikuara të hënën, qeveria e Groenlandës po shkon drejt ndalimit të donacioneve politike nga jashtë, mes shqetësimeve për ndikimin e huaj në zgjedhjet e saj të ardhshme dhe qëllimit të deklaruar të presidentit amerikan Donald Trump për të aneksuar ishullin.

Trump ka shprehur vazhdimisht interes për marrjen e territorit të pasur me burime, pavarësisht refuzimeve nga udhëheqësit e Danimarkës dhe të Groenlandës. Në fillim të muajit të kaluar, ai tha se nuk do ta përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake për të aneksuar ishullin.

Parlamenti i Groenlandës propozoi projektligjin të hënën, me synimin për të mbrojtur zgjedhjet e përgjithshme të ishullit në prill nga ndërhyrjet e mundshme.

Qeveria në Nuuk po bën presion për një votim urgjent parlamentar që do të kryhet të martën, sipas gazetës grenlandeze "Sermitsiaq".

Ligji i ri pritet të forcojë rregullat në lidhje me donacionet dhe për të mbrojtur integritetin politik të ishullit.

Projektligji duhet të konsiderohet “në kontekstin e interesave gjeopolitike në Groenlandë dhe situatës aktuale, ku përfaqësuesit e një superfuqie aleate kanë shprehur interes për marrjen dhe kontrollin e Groenlandës”, thuhet në dukument. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy