Ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj thotë se sasia më e madhe e buxhetit në arsim për vitin që vjen, do të shkojë për pjesën e pagave të mësuesve.
Duke folur nga studio e MCN Economy, lidhur me buxhetin e vitit 2024 ku për mësuesit e shkollave 9-vjeçare, pagat pritet të arrijnë 95 550 lekë, ndërsa për mësuesit e gjimnazit paga prite të shkojë në 106 800 lekë, Malaj tha se pjesa e gjithë buxhetit të parashikuar në arsim është shumë e ulët.
Sipas saj, minimalisht buxheti i arsimit duhet të ishte 4%, por thotë se jemi vite drite larg.
Për fatin tonë të keq në situatën ku jemi dhe në një analizë që kam bërë, them që 2030 do jetë një vit shumë i vështirë ku mësuesit do të gjenden me qirinj.
Arsimi është e mirë kombëtare dhe e drejtë kushtetuese dhe në investimin që bëjmë dhe gjithëpërfshirjen e buxhetit duhet bërë një politikë ndryshe.
Në pamje të parë lajmi të duket i mirë, sa mirë që do rriten pagat se thuhet do shkojnë deri në... Duhet të fillojmë investimin dhe politikën e pagave.
Niveli i pagave në sistemin parashkollor është shumë i ulët, ndërkohë që këtu është baza.
Personalisht them që paga është një e mirë kombëtare për arsimtarin, por nuk mjafton kjo. Në sistemin parashkollor pothuajse kemi zero investime.
Duhet që investimi në kapitalin e aktivitetit të shkollave, me bazën e praktikës dhe dijes, në këtë buxhet nuk parashikohet fare.
Jo vetëm të mbeturit, por në 2030 nuk do të ketë dëshirë të shkojë askush dhe as ata që njihen si të mbetur.
Neve themi rritet paga, por nuk bëjmë një pyetje sa kanë shkuar çmimet sot.
Praktikisht me çmimet që kanë shkuar sot, është njësoj atje ku ishim.
Modeli i mësuesit është model frymëzues, duhet të jetë një njeri që ka një kulturë përtej dijes që ka marrë.
Duhet të ketë empati dhe të njohë botën e tyre, ndaj që në krye të herës, institucionet e studimeve bëjnë teste.
Rreth 30-40% e mësuesve janë të paaftë të japin kurrikulën e re që kanë marrë.
Pse dolëm te Pisa me probleme, se nuk dinim metodologjinë e saj dhe nuk punuam. Titulli profesor, doktor, ka arritur në një situatë “Fake”.
Mësuesi është profesioni i dytë pas policit, që në psikologji njihet se merr ngarkesën më të madhe.



