536 viktima nga protestat në Mianmar, të paktën 40 janë fëmijë

536 viktima nga protestat në Mianmar, të paktën 40 janë fëmijë

Të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga forcat e armatosura të Mianmar që nga grushti ushtarak i shkurtit, sipas organizatës së të drejtave të fëmijëve 'Save the Children'. Kjo e fundit është shprehur se vendi i Azisë Juglindore është në një 'situatë makthi', me viktimën më të re që ka moshën 6 vjeç.

Përsa i përket numrit total të të vrarve thuhet se janë deri në 536 persona. Ndërkohë, udhëheqësja e rrëzuar Aung San Suu Kyi është akuzuar për shkelje të veprës sekrete zyrtare të vendit.

Suu Kyi, së bashku me katër aleatë të saj, u akuzuan javën e kaluar, ndërsa krimi i pretenduar dënohet me 14 vjet burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy