“Lidhja e Visho Ajazit me Olgën, agjenten e shërbimit sekret rus”

“Lidhja e Visho Ajazit me Olgën, agjenten e shërbimit sekret rus”

Gjergj Thanasi, një ekspert i çështjeve të sigurisë, i trajnuar nga agjenci italiane dhe angleze, bën përgjegjës ish-kreun e SHISH-it, Visho Ajazin, se nuk ka raportuar për kalimet e paligjshme të Habilajve nga Porti i Vlorës, por dhe të një terroristeje italiane e natyralizuar në islamike, Maria Giuglia Sergio ose Fatima.

Ai në një intervistë publikuar sot në “Panorama” sjell në vëmendje edhe ndikimin e rritur rus në Shqipëri, por dhe një takim të mundshëm, por të paverifikuar të Visho Ajazit me rusen Olga, ish-punonjëse e një shërbimi inteligjent për sistemet e sigurisë.

“Unë kam parë dhe një gjë interesante. Një blog në gjermanisht ka informacione shumë interesante, jo gjithmonë të vërteta, aty kam ndeshur Visho Ajazin në një marrëdhënie me një Olga, një ish-nëpunëse e shërbimit sekret rus, por jo si KGB, por një shërbim inteligjent për sistemet e sigurisë. Kjo kërkon verifikim. Por shpërdorimi i detyrës bëhet me veprim ose mosveprim”- thotë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy