Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Për arsye ende të paditura dy fqinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin e për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital.
Ka qenë 46-vjeçari me inicialet E. I që pas konfliktit ka qëlluar me thikë në këmbë P. M 28 vjeç, me këtë të fundit që është dërguar në spital, por pa rrezik për jetën.
"Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën" - njofton policia.



