Akuzat për Llallën, Nishani refuzon takimin me ambasadorin Lu

Akuzat për Llallën, Nishani refuzon takimin me ambasadorin Lu

Presidenti Nishani ka refuzuar sot një takim me ambasadorin amerikan, Donald Lu. Sipas Presidencës, “për presidentin Nishani, akuzat e adresuara sot ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, janë shumë të rënda dhe për to kërkohet një sqarim në rrugë institucionale dhe zyrtare.

Në adresë të presidentit të Republikës më herët nuk ka mbërritur asnjë shqetësim nga partnerët strategjikë të Shqipërisë sa i përket rolit të Prokurorit të Përgjithshëm. Në cilësinë e kreut të shtetit, presidenti Nishani ka kërkuar kohë të nevojshme për t’u njohur më në detaje lidhur me pretendimet e ngritura sot publikisht nga ambasadori amerikan”, citon BW burime pranë Presidencës.

Ambasadori amerikan, Donald Lu, tha sot se prokurori i përgjithshëm ka qenë gjatë 18 muajve të fundit një zë i fortë kundër reformës në drejtësi. Prokuroria e Përgjithshme u kundërpërgjigj me akuza për shantazh nga Lu, ndërsa menjëherë më pas, Llalla takoi presidentin Nishani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy