Putin dhe Macron: Azerbajxhani dhe Armenia të ulin armët

Putin dhe Macron: Azerbajxhani dhe Armenia të ulin armët

Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe ai i Rusisë Vladimir Putin kanë patur sot një bisedë telefonike në lidhje me situatën e luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e kontestuar të Nagormo Karabakut. Sipas Kremlinit qëllimi i bisedës ishte shtencionimi i situatës.

“Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron u bëjnë thirrje palëve luftuese që të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, të ulin tensionet dhe të tregojnë përmbajtje maksimale,”- thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Deri më tani në rajonin e konestuar janë vrarë mbi 100 njerëz, ndërsa janë luftimet më të rënda në vitet e fundit mes dy vendeve. Ky konflikt lindi javën e kaluar.

Rajoni i kontestuar është pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë. Dy republikat sovjetike kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Pavarësisht deklaratave të dy presidentëve të vendeve në fjalë, forcat azerbajxhanase dhe armene u zotuan të vazhdonin luftimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy