Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ndotjen në Tiranë e cilëson si një fenomen nga i cili përfitojnë disa vetë që bëhen të pushtetshëm, nga urbanizmi katastrofik, ku dikush përfiton nga ndërtimi, nga trafiku dhe nga karburanti.
Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit në MCN TV, Qori tha se një kryetari bashkie që merr 20% nga lejet, i intereson ndërtimi dhe sidomos kur financohet fushata.
Paradoksi këtu është se shkaktarët kryesorë politikë dhe socialë, nuk jetojnë në vendet e ndotura.
Zoti Rama jeton në një fshat jashtë Tiranës, është i siguruar për veten dhe familjen e tij.
Edhe nëse sëmuren kanë aq shumë para sa mund të kurohen në klinikat më të mira të botës.
Fakti që nuk matet ndotja nga institucionet zyrtare në vendin tonë, u mungon vullneti se janë përfitues financiarisht, të aksesit mediatik dhe ata që e pësojnë janë njerëzit e thjeshtë që ndihen të pafuqishëm se nuk janë të informuar dhe të organizuar.
Këtu jemi përpara një rreziku të shëndeti publik që vjen si rezultat i planifikimit të keq urban të Tiranës, si rezultat i lejeve të ndërtimit, cilësisë së karburantit dhe njerëzit që përfitojnë janë të paktë, por kanë emra dhe janë në krye të strukturës politike të vendit.



