Rreziqet e mpiksjes së gjakut nga vaksinat shumë më të ulëta se sa nga Covid

Rreziqet e mpiksjes së gjakut nga vaksinat shumë më të ulëta se sa nga Covid

Një studim i ri ka zbuluar se rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksinat kundër koronavirusit janë "shumë më të ulëta" se sa rreziqet nga infektimi me Covid.

Studimi i British Medical Journal analizoi të dhënat nga më shumë se 30 milionë njerëz dhe zbuloi se rreziqet e ngjarjeve të rralla të koagulimit të gjakut ishin "shumë më të larta dhe më të zgjatura pas infeksionit SARS-CoV-2 se sa pas vaksinimit.

Më shumë se 29 milionë njerëz në studim u vaksinuan me dozat e para, 19.6 milionë me AstraZeneca dhe 9.5 milionë me Pfizer, ndërsa 1.7 milionë njerëz kishin një test pozitiv të Covid u vëzhguan gjithashtu.

Shkencëtarët analizuan të dhënat për të bërë vlerësime se sa efekte negative do të ndodhnin në 10 milionë njerëz, për secilën vaksinë dhe më pas për infeksionin Covid.

Me vaksinën Astrazeneca rezultuan:

107 raste të trombocitopenisë, të cilat mund të shkaktojnë gjakderdhje të brendshme

66 raste të mpiksjes së gjakut në vena

Me vaksinën Pfizer:

143 raste me goditje në tru

Me infeksionin COVID-19:

934 raste të trombocitopenisë

12,614 raste të mpiksjes së gjakut

1,699 raste të goditjes në tru

Studimi gjeti një rritje të vogël të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit me Pfizer dhe një gjendje të ngjashme me AstraZeneca-n, por numrat ishin të vegjël dhe kanë nevojë për konfirmim të mëtejshëm, thanë autorët.

“Për shumicën, përfitimet tejkalojnë rrezikun e këtyre ngjarjeve të rralla negative, megjithatë, ky bilanc do të ndryshojë në nëngrupe të veçanta (për shembull, në bazë të moshës) dhe gjithashtu do të ndryshojë me shkallën e infeksionit të popullsisë. "

Përfundim kryesor nga studimi ishte konfirmimi se infeksioni Covid-19 çoi në "rreziqe shumë më të larta dhe më të zgjatura pas infeksionit sesa pas vaksinimit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy