Çela para KLP: Të ndëshkohen drejtuesit e prokurorive që mbajnë dosje në sirtar

Çela para KLP: Të ndëshkohen drejtuesit e prokurorive që mbajnë dosje në sirtar

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, po raporton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky është raportimi i parë i kryeprokurorit Çela para KLP për funksionimin dhe administrimin e sistemit të Prokurorisë.

Gjatë raportimit, kryeprokurori ka deklaruar se “Ka një boshllëk në sistem, pasi nuk kontrollohet performanca institucionale. Fragmentarizohet puna në 28 vullnete prokurorish apo 28 vullnete prokurorësh. Duhet të ketë një zë. Të bëhet dallimi mes pavarësisë institucionale nga ajo hetimore. Për hartën e re gjyqësore duhet të ishte përfshirë Prokuroria e Përgjithshme, por nuk është kërkuar opinion. Drejtësia nuk është pronë e jona, ne jemi operatorë në funksion të realizimit të interesit publik”.

Më tej, Çela i ka tërhequr vëmendje anëtarëve të KLP-së se komandimet me afat tre mujor për drejtuesit e rretheve janë bërë jo në bazë të performancës së asaj prokurorie.

Ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve, pasi thotë se Kryeprokurori nuk ka asnjë informacion si po ushtrohet detyra e Drejtuesve të Prokurorive.

Nga ana e KLP keni dy tre vite duke komanduar drejtues në periudha 3 mujore në të gjitha prokuroritë e vendit. Në asnjë rast komandimet që keni bërë nuk është bërë në vlerësimin e performancës së asaj prokurorie. A vallë është pyetur ndonjëherë prokurori i përgjithshëm çfarë bëhet në x apo y. Si po u ushtron detyrat prokurori i komanduar.

A e dini ju që në momentin që ne kemi kërkuar informacion drejtues të prokurorive, sa herë ishin dhënë detyrime për të qenë aktive, për të ndikuar në mënyrën si zbatohen politikat, për fat të keq përgjigjet ose nuk kish fare ose shifrat ishin qesharake?

Kemi drejtues prokurorie që mendojnë se janë drejtues prokurorie të dikurshëm. Harrojnë që ka një marrëdhënie institucionale që duhet të respektojnë. Nuk është drejtues prokurorie ai që mban dosjet në zyrën e vet, këta janë drejtuese që duhet ndëshkohen sepse cenojnë pavarësinë e prokurorëve

Në fund Çela theksoi se ka të dhëna si po mbahen këto regjistra. “Kërkojmë të dhënat dhe të dhënat janë të vakta. Nuk kemi një pasqyrim të qartë, ndaj ne i kemi kërkuar ILD një inspektim tematik për mënyrën si po zbatohen këto kërkesa”, është shprehur ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy