Curri: Po negociohet për një ligj, që personat “non grata” të humbasin mandatin e deputetit

Curri: Po negociohet për një ligj, që personat “non grata” të humbasin mandatin e deputetit

Analisti Arjan Curri i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN u shpreh se sipas burimeve të tij është duke u diskutuar ligji i dekriminalizimit për personat e dëbuar që humbasin mandatin.

Sipas Currit është duke u negociuar që këtij ligji përveç dëbimit të shtohet dhe humbja e mandatit për personat e shpallur “non grata”.

“Nuk kemi pse të habitemi se parlamenti është votë e shtrembëruar dhe ishte paralajmëruar me patronazhistët, hedhja poshtë e marrëveshjes së 5 qershorit, lojës së amerikanëve deri në fortifikimin e PD dhe e fundit fare është që po bëhet nën dhe negociata të forta që të dalë Berisha nga parlamenti me ligj.

Është një ligj i dekriminalizimit që thotë që personat që dëbohen nga SHBA do të humbasin mandatin. Po bëhen negociata të ethshme ku në nen të shtohet dhe “non grata”, pra të bashkojë votat Rama dhe Basha.”, u shpreh Curri.

Ndërkohë të njëjtën mendim mbështeti dhe analisti Armand Shkullaku, i cili tha se diçka e tillë është diskutuar, por ajo që i frikëson është shpallja non grata nga shtetet e tjera që mund ta bëjnë për qëllime të tjera.

“Kjo është e vërtetë është thënë që do të caktohet në Kushtetutë që kush është non grata të humbasë mandatin. Vendosja e ligjit të dekriminalizimit, mirë që SHBA “na do të mirën”, po për grekët që na kanë inat dhe maqedonasit. Ata na shpallin gjysmën “non grata” dhe na i nxjerrë nga politika. Kjo është e vetmja frikë e mazhorancës.”, u shpreh Shkullaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy