Primaret, PD: Mbyllet sot procesi për Tiranën dhe Elbasanin, shtyhet për Durrësin. Emrat dalin nesër

Primaret, PD: Mbyllet sot procesi për Tiranën dhe Elbasanin, shtyhet për Durrësin. Emrat dalin nesër

Duke pasur parasysh interesin e lartë të mediave dhe qytetarëve, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, jep detaje lidhur me afatet.

Në deklaratë thuhet se bazuar në informacionin e deritanishëm të ardhur nga Sekretariati i Organizimit, KOKOE njofton që procesi i marrjes së propozimeve nga anëtarësia për kandidatë për zgjedhjet vendore 2023, si dhe procesi i regjistrimit të simpatizantëve në të gjitha degët e PD, ka vijuar intensivisht.

KOKOE njofton se interesi për Primaret është shumë i madh, ndërsa sot datë 6 nëntor 2022, ora 20.00 mbyllet procesi i marrjes së  propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan.

Për degën Durrës, KOKOE ka vendosur që ky proces të shtyhet deri në datë 8 nëntor 2022, ora 20.00.

Pas orës 20.00, degët e Tiranës dhe Elbasanit do të depozitojnë fizikisht pranë KOKOE, informacionin për kandidaturat e propozuara në degët përkatëse së bashku me dolumentacionin e dorëzuar pranë tyre në bazë të vendimeve Nr. 11 dt 24.10.2022 dhe Nr. 12 dt 27.1.2022  të cilat dorëzohen pranë KOKOE në selinë qendrore të PD,

Pas shqyrtimit të dokumentacionit nga degët, KOKOE do të bëjë publike emrat e kandiduar/vetëkandiduar ditën e hënë.

KOKOE gjen rastin të falenderojë të gjithë kandidatët e propozuar dhe vetëpropozuar që u bënë pjesë e primareve si ushtrimi më i madh i demokracisë së një Partie polike si dhe të gjitha strukturat e  degëve të PD për angazhimin në organizimin e takimeve në seksione/grupseksione për marrjen e kandidaturave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy