Berisha: Rama, i vetmi kryeministër i pluralizmit që nuk uroi presidentin amerikan

Berisha: Rama, i vetmi kryeministër i pluralizmit që nuk uroi presidentin amerikan

Ish-kryeministri Berisha i është rikthyer deklaratës së Ramës disa muaj më parë në lidhje me kandidatin për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës, një kryeministër shqiptar nuk uron presidentin amerikan për marrjen e detyrës. Berisha shprehet se shkak është deklarata e Ramës, i cili sipas tij përbën rrezik për interesin kombëtar.

Postimi i Berishës

Interesi kombetar ne kembet e Edi Rames, kones se Xhorxh Sorosit!

Per here te pare qe nga koha e Enver Hoxhes, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama nuk uron kreun e ekzekutivit, presidentin e SHBA per marrjen e detyres.

Te dashur miq, inaugurimi i presidentit te ri te SHBA eshte nje ngjarje madhore per kombin amerikan, miqte e tij dhe mbare boten. Kjo sepse me se pari, SHBA jane sot faktor kryesor i paqes dhe stabilitetit ne planetin tone. Prandaj dhe urimet e lidereve nga mbare bota per presidentin e SHBA me rastin e marrjes se detyres.

Inaugurimi i presidentit te ri SHBA per Shqiperine dhe kombin shqiptar eshte i nje rendesie edhe me te veçante se sa per kombet tjera. Kjo para se gjithash per vet rolin percaktues qe SHBA kane luajtur ne historine e lirise tone. Por megjithe rolin percaktues te SHBA ne sigurine e botes si udheheqes i Aleances se Atlantikut te Veriut, rolin e tyre vendimtar ne lirine e kombit shqiptar, Edi Rama, kreu i ekzekutivit shqiptar njelloj si Enver Hoxha dikur dhe Kim Jong Un sot, nuk e uroi dot presidentin e ri te SHBA, aleatit tone strategjik kryesor me rastin e marrjes se detyres.

Kjo sepse Edi Rama, si nje kone e Xhorxh Sorosit, i lejoi vetes te nxjerre nga goja ne mediat e medha, te kontrolluara nga Soros, gjate fushates kunder Presidentit Donald Trump, sharje te ulta prej ordineri te cilat nuk i thane dot as dhe kundershtaret e tij me ekstremiste.

Ai pervec sharjeve prej halabaku politik u zotua se zgjedhja e Trump (zoti mos e thente) do demtonte shume marredheniet e Shqiperise me SHBA duke harruar se keto marredhenie jane jetike per Shqiperine dhe kombin shqiptar.

Me kete rast ftoj çdo shqiptar te qendroje fuqishem kunder Edi Rames, qe perben aktualisht me qendrimet e tij, nje rrezik te madh per interesin dhe sigurine tone kombetare! sb

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy