Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “Bloomberg” se nuk do të pranojë shtyrje tjetër të vendimit për vendosje e reciprocitetit me Serbinë, sa i takon targave të automjeteve dhe dokumenteve në hyrje-dalje.
Shefi i ekzekutivit thekson se pret që 1 shtatori të jetë një ditë e qetë dhe e zakonshme.
Ndër të tjera ai vë në dukje se “nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it prej 3 mijë e 800 trupash të NATO-s do t’i japin fund”.
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mohuar se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Kosova ta shtyjë edhe për tre muaj zbatimin e vendimit për targa dhe dokumente hyrje/dalje.
Sidoqoftë më herët si Escobar ashtu edhe Lajçak deklaruan se janë siguruar nga liderët e Kosovës për shmangien e dhunës dhe përshkallëzimit të tensioneve.



