Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” tha që protesta e zhvilluar sot në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK, është një imazh i mirë, por nuk do ketë efekt në gjyqin e Hagës. Sa i takon përplasjes Rama-Kurti, Kulla thotë se të dy kryeministrat kanë thënë nga një gjysmë të vërtetë.
“Efekti i kësaj proteste, asaj në Prishtinë dhe asaj në Hagë, në raport me gjyqin s’ka asnjë lloj efekti. Nga pikëpamja e imazhit është një imazh i mirë. Në fillim të vitit që vjen do merret vesh vendimi i gjykatës. Nuk e ka organizuar Rama. Ai e ka mbështetur dhe ka çuar njerëzit e vet.
Sherri Rama-Kurti është ai seriali turk. Kjo ishte seria e radhës. Të dy kanë thënë nga një të vërtetë, Rama ka thënë që ky ka hallin e zgjedhjeve lokale. Vetëvendosje tha që Rama ka ardhur vetë me helikopterë dha na ka kërkuar ta votojmë Specialen në 2015-ën. VV s’e ka votuar atë gjykatë. Atë e ka votuar ai që është në burg Thaçi. Rama dhe Albini të dy kanë thënë nga një gjysmë të vërtetë. Mos do ishte të mos e bënin pis politikisht protestën, asnjëra palë, as PD”.



