
Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi, i cili aktualisht drejton Azerbajxhanin, thotë se Shqipëria duhet të besojë për kualifikimin për në Botëror pavarësish se në grup ka skuadra si Polonia, Anglia dhe Hungaria. Sipas De Biasi-t, në intervistën për 'Skaner' në MCNTV, edhe kur u kualifikuam në Europian kishim në grup skuadra si Portugalia, Danimarka dhe Serbia.
“Në jetë duhet të besosh edhe gjëra që duken të pabesueshme në fillim. Kështu ishim edhe ne atëherë kur u kualifikuam në Europian. Anglia është e padiskutueshme në vendin e parë, por mund të bëhet rezultat kundër Polonisë dhe Hungarisë. Për t’ia dalë në fillim duhet të besosh.
Të humbësh 2-0 kundër Anglisë është një rezultat i mirë, pasi janë skuadra që mund të bëjnë 4-5. Unë nuk e kam para ndeshjen, por kjo është përshtypja që me jep. E rëndësishme është që ndaj skuadrave si Anglia të shfaqesh veten. Ata kanë lojtarë shumë kualitativ pavarësisht se edhe Shqipëria ka futbollistë në Seria A.”
I pyetur se kush kombëtare e Shqipërisë është më e fortë, kjo aktuale e Edy Rejas apo e tij në 2016 që shkoi në Europian, De Biasi u përgjigj: “Për mua skuadra ime e Shqipërisë ishte skuadra më e fortë në botë.”



