Në një konferencë për mediat Argita Malltezi bëri me dije se ka nisur një betejë politike me SPAK dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas saj, provat në dosjen Partizani janë të rreme. Nga ana tjetër avokatët e Berishës kërkojnë lejimin e ish-kryeministrit të ushtrojë detyrën si deputet.



