“Next” u kodua një operacion i policisë së Lezhës, gjatë të cilit u zbulua një magazinë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe agjentë në terren.
Në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, rrethi Lezhë, në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë, në pronësi të shtetasit Erbardh Gjeloshi, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë, bimë të dyshuara narkotike në procs tharjeje, si dhe një sasi lënde narkotike në formë boçesh.
Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi Erbardh Gjeloshi.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Erbardh Gjeloshi, 36 vjeç, banues në Gocaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Erjon Mirukaj, 32 vjeç, banues në Balldre, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi Marçelo Cali, 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gjon Nikolla, 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Për ndjekje të mëtejshme materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.



