“Aruba”, SPAK shpall në kërkim Besnik Myftarin/ Zhabina: Kjo dosje ka bërë ‘pis’ modelin ekonomik të ndërtuar në Shqipëri (VIDEO)

“Aruba”, SPAK shpall në kërkim Besnik Myftarin/ Zhabina: Kjo dosje ka bërë ‘pis’ modelin ekonomik të ndërtuar në Shqipëri (VIDEO)

Dosja “Aruba” konsiderohet një nga hetimet më të thelluara të SPAK-ut në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, e lidhur me operacionin “Black Eagle”, ku hetohen dyshime për pastrim parash, korrupsion dhe trafik ndërkombëtar droge përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, kryesisht në kulla dhe projekte turistike në bregdetin shqiptar.

 

Duke u ndalur te emri i Besnik Myftarit, gazetari Xhevahir Zhabina tha në emisionin “MCN Live” se në dosje dalin elementë që tregojnë se grupi i përfshirë kishte një strategji të mirëorganizuar për kanalizimin e parave që dyshohet se vinin nga trafiku i kokainës drejt sektorit të ndërtimit.

 

Nuk duhet anashkaluar kjo pjesë, sepse nuk bëhet fjalë thjesht për përpjekje për të marrë një leje ndërtimi. 

Nga ajo që del në dosje, duket se kishte një strategji të mirëfilltë për të investuar paratë e trafikut të drogës në projekte ndërtimi. 

 

Një nga investimet e planifikuara ishte edhe në sektorin mediatik, me synimin për të krijuar një strategji të re komunikimi dhe promovimi publik.

 

Një nga investimet e tyre do të ishte edhe media, ku synonin të krijonin një strategji PR që mund të sillte një tronditje në tregun mediatik si një hyrje e re.

 Nuk mendoj se ky është një element i parëndësishëm. 

 

 

Zhabina kujtoi gjithashtu se Besnik Myftari rezulton i përfshirë në projekte që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

 

Kur flasim për Besnik Myftarin, shohim se në vitin 2021 kompania e tij, edhe pse me një përqindje të vogël pjesëmarrjeje, kishte marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti në zonën e Vrinës, në Konispol. 

 

Bëhet fjalë për një zonë me rëndësi të veçantë, ku një pjesë e territorit është e mbrojtur.

 Megjithatë, nuk rezulton të jenë kryer investime apo të kenë nisur punimet. 

 

Nga materialet hetimore rezulton se interesat kryesore të grupit ishin të përqendruara në zona me zhvillim të lartë turistik dhe urban, si Dhërmiu, Palasa, Zvërneci dhe Tirana.

 

Në dosje flitet edhe për përpjekje për të siguruar leje ndërtimi pranë zonës së Air Albania. Synimi kryesor duket se ishte ndërtimi i kullave. 

 

 

Duke komentuar ndikimin e çështjes, Zhabina tha se dosja “Aruba” ngre pikëpyetje serioze mbi modelin ekonomik të ndjekur në Shqipëri.

 

 

Kam përshtypjen se problemi më i madh i kësaj dosjeje është se ajo ka bërë ‘pis’ modelin ekonomik që është ndërtuar në Shqipëri. 

Në materialet e hetimit përmenden emra të njohur biznesi dhe kompani të rëndësishme, te Zvernecit përmendet kompania ‘Kastrati’ dhe ne dosjen e Palases, përmendet biznesmeni Samir Mane. 

 

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se ata kanë përgjegjësi ligjore, pasi kjo mbetet për t’u përcaktuar nga drejtësia.

 Por fakti që emrat e tyre përmenden në transaksione që prokuroria i konsideron të dyshimta ose të paligjshme, ngre shqetësime serioze. 

 

Hetimet janë ende në vijim dhe se mbetet për t’u parë deri ku shtrihen përgjegjësitë dhe implikimet e personave të përfshirë në këtë dosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy