
Adoleshenca, për pedagogen Xhoi Jakaj, sot perceptohet në mënyra të ndryshme, bashkë më ndryshimet në shoqërinë shqiptare.
Në emisionin “Bilardo” në MCN tv, Jakaj, shprehet se megjithëkëtë, prindi sot, nuk duhet të luaj rolin e shokut me adoleshentin.
Sipas saj, adoleshentët sot janë më të zgjeruar e prindërit më të ngushtë seç duhet, dhe në këtë kontest të dyja palët kanë nevojë për rregullime.
Prindërit nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë shok më një adoleshencë duhet të ketë një kontroll ndaj tyre. Prindërit nuk mund të jetë shok sepse do humbin deri diku, sepse ti nuk ke autoritetin e duhur për ta drejtuar aty ku ai ose ajo mund të gabojë.
Shok do të ketë gjatë gjithë jetës, prindër vetëm dy ka, mama dhe baba, është e vështirë të gjesh ata te pjesa tjetër e shoqërisë, janë të pazëvendësueshëm.
Adoleshentët sot janë të drejtpërdrejtë, të çlirët dhe ta thënë pa problem, por ne duhet të jemi të përgatitur.
Kanë një zhargon që për brezin tim është e vështirë për ta përtypur.
Ata janë më shumë të zgjeruar dhe ne më të ngushtë seç duhet, të dy kemi problemet tona, ka nevoje për rregullim dy palësh.



