
Në Kosovë mbyllet shkolla e parë nga Covid-19.
Në Komunën e Vushtrisë që në javën e parë të vitit shkollor janë shënuar raste të përhapjes së infeksionit në shkolla, çka i ka detyruar autoritetet vendore të mbyllin shkollën.
Sipas mediave të Kosovës, nga e hëna, nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri do ta zhvillojnë mësimin në distancë, pasi javën e kaluar disa nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë ditur se të mërkurën, në këtë shkollë për fat të keq, u paraqiten raste të dyshimta të infeksionit me COVD 19 te nxënësit dhe si rezultat është marrë vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C, që do të thotë mësim në distancë dhe online.



