Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës miratojnë Udhëzuesin për “Enciklopedinë shqiptare”

Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës miratojnë Udhëzuesin për “Enciklopedinë shqiptare”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë nisur punën për shkrimin e “Enciklopedisë shqiptare”. Në ASH po mbahet mbledhja e redaksisë qendrore të projektit shkencor ndërqeveritar dhe ndër akademik “Enciklopedia shqiptare”. Me këtë rast anëtarët e akademisë, pjesëmarrës në hartimin e Enciklopedisë, shprehen nevojën që për autorët dhe artikujt duhet të ketë patjetër referencë. Për akademikët është e nevojshme që dijet dhe gjithçka që lidhet me origjinën dhe zhvillimin e shqiptarëve të njihet nga të gjithë nëpërmjet këtij punimi, që do të përfshijë jo pak studiues. Redaksia qendrore eEnciklopedisë Shqiptare miratoi udhëzuesit praktik dhe modelet e artikujve dhe zërave të enciklopedisë si dhe statusin e njësisë redaktoriale. “Enciklopedia shqiptare” është një projekt, që përfshin gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Kjo nismë që do të shkojë përpara nga Akademia e Shkencave dhe ajo e Kosovës pritet të mbyllet në një afat kohor 5-vjeçar. Struktura e redaksisë është e përbërë nga strukturat qendrore dhe vendore, ku krahas 11 anëtarëve të redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare” janë ngritur sipas fushave përkatëse 30 redaksi në Shqipëri dhe 30 në Kosovë për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy