
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku dy makina janë përplasur duke lënë të plagosur 6 persona mes tyre dhe një fëmijë.
Sipas policisë së Librazhdit, "në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Prrenjas, mjeti me targa AA 117 lA, me drejtues, shtetasin S.S., 45 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin me targa AW89560G me drejtues shtetasin maqedonas I Ll. 36 vjeç , banues ne Strugë Maqedoni".
Nga të plagosurit janë 4 gra, 1 fëmijë dhe 2 burra. 3 prej të plagosurve janë shtetas të Maqedonisë dhe të gjitha janë dërguar në spitalin e Librazhdit.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



