Deputeti Agron Duka në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ deklaroi se të dyja palët e Partisë Demokratike janë treguar arrogantë dhe se në zgjedhjet e 14 majit mirë do ishte të dilej me një kandidat të vetëm.
Ai tha se kjo sjellje nuk i prish punë Berishës, por vetes së tyre dhe se pesha e njërës palë bën që të humbasë dhe pala tjetër. Sa i përket Durrësit, Duka theksoi se mbështet Igli Carën, pasi e sheh si fitues kandidaturën e tij.
Të dyja palët brenda PD janë treguar arrogantë në përqindje të ndryshme. Si Berisha, ashtu dhe këta të tjerët që po veprojnë me të njëjtën mënyrë. Shumë mirë do ishte që të dyja palët të dilnin me një kandidat të përbashkët, pra me këtë lloj sjellje jemi përballë një fakti se foltorja Berisha ka më shumë peshe elektorale se pjesa tjetër, por pjesa tjetër ka peshë që të bëjë të humbësh dhe duke u gjendur para këtij fakti e quaj për detyrë të mbështes kandidaturën e opozitës. Duke menduar se ata i prishin punë Berishës, unë them se i prishin punë vetes vetë sepse Saliu nuk do të jetë aty gjithmonë. Me ato gropa që ata hapin do e kenë shumë të vështirë të ardhmen e tyre politike. Përballë këtij fakti do ishte e mira të shkonim të gjithë te pesha më e madhe. Igli Cara ka qenë kundërshtari im politik, por unë nuk fitoj, prandaj mbështes Iglin se ai fiton. Nuk është e mirë që kjo maxhorancë të vazhdoj akoma në Durrës, sot fryma është për Igli Carën dhe nuk duhet të ketë një kandidatë të dytë, dhe Alibeaj duhet të mbështesë Iglin, duhet të bashkohemi për te fituar opozita. Unë shoh fituesin Iglin.



