
Alain Delon, 88 vjeç, është vënë në mbrojtje gjyqësore, një masë e përkohshme për aktorin.
Në bazë të asaj që vendosi gjyqtari, Delon do të mund të vazhdojë të kryejë shumë veprime, por jo më të rëndësishmet, si për shembull shitja e pasurive të paluajtshme, të cilat do t’i besohen një personi të tretë.
Delon u vendos nën mbrojtje gjyqësore nga një gjyqtar i mosmarrëveshjeve të mbrojtjes, i cili caktoi edhe “autoritetin”, pra personin e tretë përgjegjës për aktet që Delon nuk do të mund të kryejë më i vetëm.
Vajza e tij Anouchka Delon është “gëzuar” nga ky vendim, sipas asaj që ka bërë të ditur avokati Frank Berton.
Kjo është një masë e përkohshme dhe më e lehtë se kujdestaria aktuale, në të cilën çdo gjë kërkohet të kontrollohet nga një kujdestar i caktuar.
Misioni i këtij agjenti, është të ndihmojë Alain Delon me monitorimin e tij mjekësor dhe në zgjedhjen e mjekëve të tij.
Nga ana e tij, Maitre Bouzrou, avokati i Hiromi Rollin, ish-“zonjës shoqëruese” të aktorit, e cilëson vendim të shkëlqyer.
Kjo do të lejojë një palë të tretë të ndihmojë zotin Alain Delon me ndjekjen e tij mjekësore.
Gjykatësi konsideroi se ishte e nevojshme të përjashtoheshin fëmijët Delon nga menaxhimi i ndjekjes mjekësore të babait të tyre.
Këtë vendim e ka komentuar edhe Anthony Delon, djali i aktorit francez.
“Nëse kjo mund të ndihmojë për t’i rregulluar gjërat dhe për të parandaluar avokatët që të flasin për sëmundjen e babait tim pa u konsultuar as me dosjet, kjo është një gjë e mirë. Kjo polemikë mjekësore do të përfundojë një herë e përgjithmonë”, shpjegon ai për BFMTV.
Në kuadrin e vendosjes nën kujdestari, gjë që nuk është rasti, gjithçka kontrollohet nga kujdestari i caktuar, si monitorimi mjekësor, por edhe shpenzimet dhe çdo vendim tjetër i jetës së përditshme.



